Të riut i zunë pritë/ Dalin detaje nga plagosja në Mirditë…

0
109

Një 26-vjeçar u plagos në Rubik të Mirditës mbrëmjen e shkuar pas një konflikti me armë. I plagosuri quhet Frederik Leka. Ai u transportua me urgjencë në Tiranë në gjendje të rëndë.

Policia dha disa të dhëna për ngjarjen e rëndë.

“Në vendin e quajtur ‘Rreth i Epërm’, Mirditë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi F.L., 26 vjeç, i cili është transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, tha zyrtarisht policia.

 

Por burimet thanë se Lekës i kishin zënë pritë disa persona, të cilët fillimisht e kanë dhunuar fizikisht e më pas e kanë qëlluar me pistoletë, duke i shkaktuar një plagë në shpatull. Policia po punon për të zbuluar shkaqet e kësaj ngjarjeje dhe identifikimin e autorëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here