Bejtja: Më ka rënë goja’/ Risjell citimin për vetingun…

0
127

Dyshimet për vetingun që po zbaton Shqipëria kanë nisur të përhapen në rajon. Një ditë më parë, kryeministri maqedonas Zoran Zaev tha se BE i kishte penguar që të zbatonin skenarin shqiptar të vetingut, duke parë se çfarë ka ndodhur këtu.

Ndërkohë analisti Andi Bejtja, i cili e ka përmendur vazhdimisht një citim të Komisionit të Venecias, e risolli sërish.

Postimi i gazetarit:

ME KA RENE GOJA DUKE CITUAR KETE PJESE NGA RAPORTI INTERIM I VENECIAS NE VITIN 2015.

Komisioni i Venecias evidenton se zgjidhje të tillë radikale (si procesi i rivlerësimit) janë të paarsyeshme në kushte normale, pasi krijojnë tensione të mëdha brenda gjyqësorit, destabilizojnë punën e gjyqtarëve, shton mosbesimin e publikut në gjyqësor, shmang vëmendjen e gjyqtarëve nga detyrat e tyre normale, dhe, si çdo masë të jashtëzakonshme, krijon rrezikun e kapjes së gjyqësorit nga ana e forcës politike që kontrollon procesin.”

DHE KRYEMINISTRI I MAQEDONISE ZAEV THA QE BE NA E BLLOKOI KETE LLOJ VETINGU…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here