Kurti zë ngusht Alban Dudushin/ “Ty duhet të të thërrasë prokuroria me këtë që thua”

0
147

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili është edhe kandidati kryesor për të qenë kryeministri i ardhshëm i Kosovës është përplasur mbremjen e kaluar në emisionin “Open” me gazetarin Alban Dudushi.

Teksa gazetari po i nënvizonte ndasitë dhe përplasjet që ka pasur VV me partinë e Isa Mustafës, me të cilën Kurti do të krijojë koalicion për krijimin e qeverisë, Dudushi shtoi ndër të tjera se: “Isa Mustafës i keni gjuajtur me moltov në shtëpi, kur ishin protestat!”

KurtiNuk është e vërtetë, kjo është shpifje. Ke qejf të të thërrasë prokurori apo si është puna. Të të thërrasë ty prokurori, se përderisa thua këtë po paraqitesh si dëshmitar i prokurorisë për një vepër penale timen. Kjo është shpifje. Ka shumë protestues. Paskeni dëshmi se VV i ka hedhur molotov shtëpisë së Mustafës. U paraqitët vullnetar si dëshmitar i prokurorisë kundër VV

Dudushi: Do kapeni me këtë tani, puna është se me Isa Mustafën ju keni ndarje shumë të mëdha? Apo jo? Jo vetëm ndarje ideologjike.

KurtiKjo është gjë tjetër. Për këtë prokurori nuk të thirr.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here