Vijojnë skandalet brenda PS/ Vidhet serveri i votimit digjital për delegatët e Kongresit

0
128

Më 16 nëntor, Partia Socialiste zhvilloi zgjedhjet brenda saj për të caktuar delegatët e Kongresit të ardhshëm, por edhe pse rezultatet duhet të dilnin brenda dy orësh pasi u aplikua votimi elektronik, edhe sot, kur data shënon 21 nëntor, ende nuk dihet asnjë e dhënë.

Dhe shkaku për këtë është vjedhja e serverit të votimeve.

Ky është denoncimi më i fundit që publikon në Facebook-un e tij ish-kryeministri Sali Berisha.

Duke cituar mesazhin e një qytetari, ish-kryeministri e quan Partinë Socialiste si parti e Krimit dhe e Edvin Mafisë.

“Vidhet serveri i votimit dixhital të partise së Krimit!

Denoncohet vjedhja e serverit të votimit dixhital të votimit në partine e Edvin Mafisë”, shkruan ish kryeministri Berisha, ndërsa publikon edhe mesazhin e një qytetari.

‘Pershendetje dr ndonse kane kaluar shume dite nga dita e votimit ne PS gjer tani nuk kemi asnje rezultat.Shkaku i mosnxjerejes se rezultateve te cilat sipas sistemit duhet te dilnin brenda 120 minutave nuk kane dale as pas nje jave. Dikush thote se kane vjedhur serverin ne budrume te PS. Nuk mund te them por roja eshte ajo qe ka qene.te lutem anonim se me heqin nga puna’

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here