U merrnin 200 euro klandestinëve për ti transportuar, 4 të arrestuar…

0
123

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë pasi u kapën duke transportuar disa shtetas të huaj në rrugën Trestenik-Vishoticë.

Të arrestuarit janë:

•  O.Z., 30 vjeç, banues në Tiranë.

•  F.S., 39 vjeç, banues në Tiranë.

•  I.T., 47 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për vepra penale në fushën e krimeve kundër personit dhe organizimit të lotarive të palejuara).

•  E.R., 49 vjeç, banues në Korçë.

Ata po i transportonin klandestinët me mjetet tip “Volksëagen Touareg” dhe “Mercedes-Benz” dhe iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit prej 200 euro secilit.

Operacioni “Vishotica” u realizua nga Policia Kufitare në bashkëpunim me forcat e misionit Frontex dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë

Ndërkohë uniformat blu po punojnë për të vendosur përpara përgjegjësisë ligjore edhe persona të tjerë, të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here