Ndeshja me Francën, policia blindon Tiranën. Ja rrugët që bllokohen pas orës 17:00

0
108

Kur e gjithë vëmendja do të ndalet sot tek “Air Albania” ku kombëtarja shqiptare do të përballet me Francën, Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash duke ‘blinduar’ stadiumin e ri. Në terren për të monitoruar situatën janë 800 forca policie.

Mësohet se në terren janë angazhuar FNSH, forcat operacionale, Rendi dhe Shqiponjat. Ndërkohë në orën 12:00 do të hiqen të gjithë mjetet e parkuara në zonën e stadiumit. Po ashtu bëhet e ditur se do të lejohen vetëm mjetet e autorizuara nga federata, te cilat do i nenshtrohen kontrollit fizik dhe me qen anti eksploziv.

Në oren 17:30 do të bllokohen rrugët lidhëse me stadiumin, ndërsa e lirë do të mbetet vetëm rruga e Elbasanit dhe Unaza. Mes të tjerash bëhet e ditur se mjetet do të parkohen në stadiumin ‘Selman Stermasi’, Asllan Rusi apo dhe në Sheshin Skënderbej dhe para fakultetit të Ekonomikut.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here