Provokimi i vajzës solli vdekjen e Kristjan Vasilit, gara e fundit e 17-vjeçarit…

0
380

Ka mjaftuar një fjalë e thënë nga një vajzë që shoferi i “Benzit”, ku pasagjer ishte adoleshenti i ndjerë Kristjan Vasili, të shkelte pedalen e gazit.

Burime për Dosja.al kanë zbardhur detaje të reja nga nata  kobshme ku 17-vjeçari ndërroi jetë pranë rrethrrotullimit që të çon në TEG.

Të ndalur me makinat paralele, vajza ka parë nga djemtë që ishin brenda në makinë dhe këta të fundit gjithashtu. “Do garojmë,”– mësohet të ketë thënë ajo,- “Jepi gaz të shohim sa merr “Benzi”.

Kaq është dashur dhe i riu 18-vjeçar Fatjol Fusha ka shkelur pedalen e gazit pa e ditur se ç’e priste vetëm pak metra më tutje. Nën adrenalinën e shpejtësisë dhe të dëshirës që po garonin krahas një tjetër makine sportive, djemtë morën përpara “Porche”-n që ndodhej e ndaluar në karrexhatë në aksin rrugor Mjull Bathore në drejtim të Saukut, dhe ndodhi aksidenti tragjik.

Kristjan Vasili ngeli i vdekur në këtë aksident, ndërsa tre të tjerë u plagosën. Në lidhje me këtë ngjarje në pranga ra shoferi Fusha.

Për Vasili bëri një dedikim në rrjetet sociale edhe djali i Tom Doshit, Marcosi. Në një postim në rrjetet sociale për 17-vjeçarin, Marcosi u shpreh se e konsideronte përgjithmonë vëlla.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here