“Parodia” në KLP/ Për ca pikë më shumë Arta Marku flet me një anglishte “çalë” Memçaj me shkollim jashtë çudit me zgjedhjen…

0
142

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë u zhvillua seanca me pyetje përgjigje me dy prej kandidatëve për kryeprokurore Arta Marku dhe Fatjona Memçaj.

Pak minuta më pas përballë KLP-së do të jetë dhe kandidati i tretë Olsian Çela. Një nga pikat që ka rënë në sy gjatë dy seancave të para, kanë qenë dhe përgjigjet ndaj pyetjeve të OPDAT dhe Euralius, që bënë të dy kandidatet.

Arta Marku, pavarësisht se kishte një anglishte të çalë, zgjodhi që të përgjigjej në gjuhë të huaj, pavarësisht mundësisë së përkthimit, ndërsa Memçaj, edhe pse ka një edukim mjaft vite jashtë shtetit, u përgjigj në shqip, duke mohuar edhe disapikë më shumë, që përmendi Gent Ibrahimi si avantazh.

“Nëse e jepni përgjigjen në Anglisht, edhe kjo do të përfshihej në vlerësimin tuaj”, u shpreh Ibrahimi në fillim të pyetjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here