“Propaganda e Nënsqetullës, folës me pseudo sabotazhe”!!!

0
127

Nga Aranita Brahaj

Ca njerëz të “nënsqetullës”, folës të propagandës me pseudo sabotazhe …
Kur ju privatizuat me 100 deri 200 usd apartamentet e bukura të rrugëve kryesore të Tiranës, do kish qenë mirë Berisha tua privatizonte me ankand jo tua falte për 2 lek atë pasuri. Apartamentet tuaja 100 dollarësh u ndërtuar me kromin dhe bakrin e veriut si e vetmja GDP e para 90-tës, me mermerin, naftën dhe industrinë e jug – lindjes. Juve ju ra “nënsqetulla” dhe ishit me fat ose e kurdisët fatin se ishit zanafilla e pushtetit dhe propagandës. Të tjerët mbetën pa buk, punë, spital në grykat e uzinave dhe minierave. Mbetën viktima të një sistemi të padrejtë që po njësoj na ka lënë trashëgimi padrejtësitë edhe sot pas 27 vjetësh. pse mos ua japim edhe atyre pak meter tuall, kane fjetur vite te tera ne karabina pa dritare, ne cati pa izolim, ne shtepi me nje dhome perfuduar, ne mure ku pritej djersa e emigrantit per ti vene suva.
Po tua kishte bërë kështu (Berisha) dhe tu kishte treguar rrugën se si ndërtohet çatia e streha e parë (se pas të parës e dyta është me kollaj), sot do kafshonit gjuhën. Nuk do na tregonit sa e si e doni Tiranës, dhe se kush nuk e do si ju bën sabotazh. Sot do ta respektonit më shumë djersën e njerëzve. Sot nuk do kishit gojë të thoshit që ata që ndërtuan me djersë dhe gjak shtëpitë ku po i nxjerr molotovi, janë “sabotator” të Tiranës. Por do kuptonit që nëse ju përfituat stabilitetin e jetës në apartamentet e bukura të asaj Tirane, ju u detyroheni veriorëve dhe jugorëve pak metra truall për çati në ish troje publike. Turp që flisni keq për shtëpi/prokupi gjaku jo thjesht djerse. Turp që bëni propagandën e nënsqetullës. Edhe Tiransit ish pronar sot janë skuqur nga turpi i molotovit dhe dhunës ndaj civilëve që nuk u dëmshpërblyen. Tirana do ishte më e bukur sot sikur shtëpitë e jo trojet, tua dëmshpërblenim atyre njerëzve. Edhe për faktin se ata jane viktime pasi nuk kishin miq ke forumi partiak ku kush kishte, legalizoi këto vite të dy lloj partive.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here