OSHEE në alarm/Stuhia dhe era e fortë në vend, shkatërrohet rrjeti shpërndarës i energjisë

0
111

Probleme te shumta jane hasur ne vend gjatë 24 orëve të fundit si rezultat i mbizotërimit të motit të keq me reshje të dendura dhe të shoqëruara me stuhi dhe erëra tepër të forta .

Situata me problematike eshte shfaqur në rrethin e Librazhdit ku bëjnë pjesë bashkitë Librazhd dhe Përrenjas. Burime zyrtare bënë me dije se si pasojë e kushteve të rënduara atmosferike dhe erërave të forta janë thyer mjaft pemë në Përrenjas Fshat, të cilat kanë dëmtuar linjat e Tensionit të Mesëm 6 Kv të fiderave 3 në Nënstacionin Elektrik të Përrenjasit që furnizon me energji një pjese të qytetit të Përrenjasit dhe zonën e Njësisë Administrative Stravaj.

Po kështu nga rrëzimi i pemëve janë këputur mjaft përcjellës dhe është ndërprerë energjia edhe fiderin nr 6 po në Nënstacionin Përrenjas që furnizon me energji zonën e Qukësit, Berzeshtës, Fanjës, Karkavecit etj.

Grupet e punës së OSHEE dhe Agjencia Librazhd, pavarësisht motit me stuhi e erëra të forta ndodhen ne terrne dhe po punojnë pareshtur për riparimin e defekteve dhe linjave elektrike të dëmtuara, me qëllimin rikthimin në kohën më të shpejtë të mundur të energjisë. Ndërkohë që gjatë të martës defekte ka pasur edhe në zona të ndryshme të bashkisë Elbasan.

Burime zyrtare nga Emergjencat Civile,bejne te ditur se defekt pati filluar në fshatin Godolesh, që la pa energji Qerretin dhe disa fshatra të tjerë. Në Gramsh po gjatë të martës mbetën pa energji, për shkak të motit të keq, fshatrat Kokel, Bratile, Grabove, Bicaj. Në bashkinë e Librazhdit ndërprerje energjie pati në fshatrat Funarës, Tregan, Bujaras, Kacivel dhe zona e Lixhave të Treganit në Njësinë Administrative Tregan.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here