Reagon ashpër ish-ministri socialist: Veliaj fushatë mashtruese, po krijon një profil të gënjeshtërt publik…

0
109

Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, njoftonte tre ditë më parë në rrjetet sociale, nënshkrimin e një marrëveshjeje me Air Albania, sipas të cilës studentët vetëm falë Kartës së Studentit, do të përfitojnë 20% ulje për çdo fluturim.

Lidhur me këtë njoftim të Veliajt, që s’dihet se me çfarë kopetence mund të nënshkruajë marrëveshje, me një kompani ku nuk është as aksioner, të paktën zyrtarisht nuk thuhet kurrkund se Bashkia e Tiranës ka aksione, ka reaguar edhe ish-ministri i Financave në qeverinë socialiste, Arban Malaj.

Përmes një postimi në rrjet, Malaj shprehet se keqpërdorimi i një kompanie apo dhe i bankave, se po u ofrojnë studentëve bonuse është një mashtrim i rëndomtë.

“Është lehtësisht e verifikueshme nga interneti se kush e jep kartën e studentit, cilat janë përfitimet kryesore dhe kush i afton ato.

Deri sot Bashkia e Tiranës nuk është pronare apo aksionere zyrtare në ndonjë kompani të fluturimeve ajrore apo në ndonje banke private. Ato nuk i ofrojne bonuset e tyre vetëm për klientet që ju kërkon Veliaj, por si pjesë të politikave të tyre promovuese për të gjithë studentët që përdorin shërbimet e tyre bankare apo fluturimet ajrore. Vazhdimi i fushatave mashtruese për të krijuar një profil të gënjeshtërt publik është jo vetëm një krim moral”, shkruan Malaj në rrjet.

Gjithashtu, Malaj shkruan se prej 5 muajsh i ka kërkuar Veliajt me një kërkesë zyrtare që të tregojë se sa herë në një ditë, në një muaj dhe në një vit të qeverisjes së tij del në media me kaseta të shpërndara prej zyrave të bashkise dhe sa kushton kjo sipas tarifave që televizionet aplikojnë për të tjerët.

Malaj thekson se nuk ka marrë asnjë përgjigje lidhur me kërkesën, duke shtuar se mos përgjigia dhe sidomos mos dhënia e informacionit është shkelje e të drejtës kushtetuese per informim.
Karta e Studentit ishte një nga premtimet e qeverisë Rama, e cila pas protestave studentore të një 1 viti më parë, u detyrua që të angazhohet për realizimin e saj. Karta e Studentit u prezantua nga Ministria e Arsimit, ndërsa Bashkitë nisën zbatimin.

Karta e studentit parashikon lehtësira si më poshtë, por në asnjë pikë të saj, nuk flitet për marrëveshjet që nënshkruan Veliaj.

Karta e studentit parashikon çmime të reduktuara në rastet e transportit qytetas dhe ndërqytetas, për biletat gjatë vizitave në muzetë, galeritë, kopshtin botanik dhe zoologjik, frekuentimin e disa fushave të sportit, kinematë, teatrot.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here