VIDEO/ Basha: Oligarkët grabisin pasuritë e shqptarëve, nuk negociojmë me parti që kanë rekorde kriminale

0
128

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në dalje të takimit që mbajti me të rinjtë shkodranë këtë pasdite, u shpreh edhe njëherë i bindur se Shqipëria nuk mund të shkojë përpara me modelin qeverisës të Ramës të lidhur me kriminelë. Basha tha se së shpejti jo vetëm në Shkodër do të ketë zgjedhje të parakohshme vendore por edhe parlamentare.

‘Për fat të keq Partia Socialiste vazhdon të poshtërohet nga persona me rekorde kriminale dhe që nuk kanë interes në ndryshim, por kanë interes në këtë gjendje. Kjo është kontradikta kryesore sot. Nuk vazhdohet më kështu në përpjekje ta shtyjmë sa ta shtyjnë, duke vazhduar të grabisin pasuritë e shqptarëve.

Detyra jonë është që të bashkohemi dhe të formulojmë së bashku zgjidhje dhe ti japim fund jo thjesht dhe vetëm këtij korrupsioni, kësaj varfërie, kësaj papunësie, krize ekonomike, por do të projektojmë një lloj qeverisje që tu takojë qytetarëve dhe të pamundësojë më që kushdo individ apo parti politike ta kthejë shtetin në pronë pronë private, ta kthejë Shkodrën në pronë private dhe të shkelë me këmbë dinjitetin dhe të ardhmen e shqiptarëve.’-tha Basha

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here