Në dhomë me Arjan Ndojën….

0
425

Nga Anduena Llabani

Njerëzit e rëndësishëm i rrinë pranë dhe polica jashtë dhomës.

Një plumb kallashnikovi i ka prekur krahun e djathtë dhe një devijim i vogël mund ti kishte shkaktuar humbjen e tij.

I rrethuar nga njerëz të besuar të cilët kontrollojnë çdo hyrje-dalje në repartin e ortopedisë, Arjan Ndoja ndihet i sigurt. Në fytyrë ka të dukshme shenjat e nxirjes së syrit dhe gërvishtjet në ballë.

Por Ndoja duket i fortë.

I vendosur dhe me një të vërtetë të madhe, për të cilën thotë se do të flasë një ditë. Ka preferuar të heshtë… madje heshtjen e ka argumentuar deri tek detajet..

S’ka preferuar të mbajë televizor në dhomë, duke kërkuar t’ia heqin, madje as telefon celular. Nuk pranon askënd ti flasë për atë çka shkruhet për ngjarjen e madje as për mikun e tij të mbetur të plagosur ne atentatin e 1 Nëntorit.

Pranon se ka punuar dhe se nëse është goditur Arjani si prokuror, ka rënë shteti.

Arjanin e gjejmë të shtrirë në shtrat.

Ajo që të bie në sy është jo vetëm vigjilenca e njerëzve që e rrethojnë, por edhe marka ‘Pier Cardin’ me të cilat e ka kompletuar shtratin e tij.

Çdo gjë është sjellë nga familjarët duke e kthyer dhomën 12/B të ortopedisë në dhomën VIP.

Sot Arjan Ndoj është nën survejimin e mjekëve … nesër pritet të hetohet … për dosjet e hetuara, vendimet e  marra dhe shoqërimet me persona të emetuar si ‘kriminel’…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here