Meteorologët ushtarakë: Ja se ç’mot pritet të mërkurën…

0
116

SHMU njoftoi se ditën e mërkurë në vend parashikohet sërish mot i paqendrueshëm. Kthjellimet do të pasohen nga vranësirat në dendësim gradual. Këto do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme gjatë gjithë ditës në bregdet.

Prej orëve të pasdites në të gjithë vendin parashikohen reshje të vazhdueshme me intensitet mesatar e të lartë. Përgjatë vijës bregdetare do të bëhen të pranishme rrebeshet me shkarkesa elektrike.

Përsëri, era do të fryjë me drejtim Juglindje – Jug, hera herës e vrullshme dhe me rrahje në bregdet e verilindje, duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 5-6 ballë.

Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 10ºC deri në 17ºC
zonat e ulëta 13ºC deri në 25ºC
zonat bregdetare 16ºC deri në 25ºC

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here