I bën nënës surprizë/ Momenti kur ushtaraku përqafon nënën…

0
127

Momenti kur ushtaraku përqafon nënën

Ushtari Shkëlqim Hoxha, prej vitesh me shërbesë në Afganistan u kthye në atdhe por nuk lajmëroi askënd.

Ai mendoi që kthimi i tij të ishte një surprizë e bukur për nënën, e cila priste në ankth rikthimin e të birit nga lufta.

Direkt sapo ceku tokën shqiptare, nga aeroporti, Hoxha vrapoi për tek puna e nënës së tij.

Kur pa të birin me rroba ushtarake, e ëma shpërtheu në lot dhe e përqafoi me sa kishte fuqi.

Lajmin e ka bërë të ditur, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka përmes një postimi në rrjete sociale.

“E keni parasysh mallin dhe merakun e nënës për birin e saj? Imagjinojeni kur ai është ushtarak dhe ka shkuar të shërbejë në Afganistan. Ushtari i III Shkëlqim Hoxha nga batalioni i II i këmbësorisë, i cili është kthyer nga misioni në Herat i ka bërë këtë surprizë nënës së tij ditën e kthimit nga misioni”, shkruan Xhaçka, në videon e publikuar në ‘Facebook’.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here