Gjuzi akuza të rënda kundrejt Ramës: Kryeministri ka marrë peng financat përmes oligarkëve, më kërcënon se do të më “tërheq zvarrë”…

0
105

Në Kuvend dita e sotme duket se ka qenë seanca e kërcënimeve. Pas Rudina Hajdarit që deklaroi se është kërcënuar me jetë në zyrën e saj në Parlament, ka qenë Kujtim Gjuzi ai që ka folur për kërcënime. Ndryshe nga Hajdari, Gjuzi ka përmendur dhe emrat e kërcënuesve.

Deputeti Kujtim Gjuzi, akuzoi sot kryeministrin Rama se e ka kërcënuar. Ai tha se ka marrë mesazhe në telefon nga kryeministri Rama, “për tërheqje zvarrë të Kujtim Gjuzit”, ndërsa shtoi se nuk i trembet kërcënimeve.
“Kryeministri ka marrë peng financat përmes oligarkëve. Darkon me oligarkët, rri me oligarkët, kur vjen këtu bën sarkazëm. I thotë kryetarit të Kuvendit që shiko t’i bëjmë presion këtij apo atij deputeti. Në telefonin tim ka presion për tërheqje zvarrë të Kujtim Gjuzit dhe numri është i kryeministrit.

Në fakt kryeministri më njeh që në moshë të re që nuk jam trembur nga diktatura, jo më të më trembi mua kryeministri që me gjithë pantallona të lagura ndonjëherë nuk i bën 80 kg. Nëse ti kryeministër ke sjell këtu kërcënim, ke kallëzim penal. Unë nuk kam frikë fare se kam jetuar në këtë vend, kam fëmijë e nipër në këtë vend dhe me të drejtë zakonore, çik e vështirë të merret kryeministri me mua, se njëherë që është marrë me mua, dhe me një gazetar të njohur, e ka provuar si ka qenë puna në Këshillin Bashkiak”, tha Gjuzi.

Më tej, ai ka replikuar sërish me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, ndërsa ka ironizuar kritikat e Ruçit duke e etiketuar këtë të fundit si anëtar të Partisë së Punës. “Sot dikush tjetër tha që ka qenë pronari i autoshkollës. E kam për nderë që kamë qenë pronari i një biznesi që ka paguar taksat shtetit. Po i them Gramoz Ruçit mos u merr me autoshkollën time, por merru me ato studimet si anëtarë i Partisë së punë se ajo është licenca që ke këtu e drejton prej 30 vitesh, por fajin e ka Berisha që nuk ta veshi mirë atë fustanin e grave”, u shpreh Gjuzi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here