“Fajin e ka Berisha që s’ta veshi mirë atë fustanin e grave” Gjuzi nuk i ndahet Ruçit: Isha me kostum amerikan si kaubojs, çfarë problemi ka

0
114

Deputetit të opozitës, Kujtim Gjuzi nuk i del e keqja pas vërejtjes që i bëri kryetari i Kuvendit lidhur me veshjen e tij në seancën e shkuar parlamentare.

Teksa ka marrë fjalën në foltoren e Kuvendit, Gjuzi ka shpjeguar se herën e parë ishte veshur me kostum amerikan kaubojsi dhe sipas tij nuk ka asnjë problem.

“Isha me kostum amerikan si kaubojs me kravatë. Çfarë problem ka këtu. Fajin e ka Berisha që s’ta veshi mirë atë fustanin e grave”, tha Gjuzi drejtuar Ruçit.

Ndërkohë zëvendës kryetarja e parlamentit, Vasili Hysi i bëri thirrje Gjuzit të respektojë etikën në parlament dhe nëpër emisionet televizive.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here