Ngjarja e rëndë në Durrës, policia jep versionin përfundimtar…

0
112

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës. Fillimisht u tha se, 40-vjeçari u hodh në rrugë nga një furgon. Por ndërkohë policia ka dhënë versionin e saj për ngjarjen.

Sipas policisë, një autobus ka përplasur një motor dhe për pasojë ka ndërruar jetë 40-vjeçari.

Motori është përplasur fillimisht nga autobusi pranë Urës së Dajlanit, më pas mbi 40-vjeçarin të rënë në rrugë ka kaluar një makinë, duke e tërhequr zvarrë disa metra.

“Rreth orës 20:10, në aksin rrugor Tiranë- Durrës,​ në afërsi të karburant “Elda”, në Shkozet, ​ nje​ mjet ende i pa identifikuar ka përplasur​ një​ motoçikletë​ , dhe si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës, rreth 40 vjeç, ende i pa identifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes. Vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit .“,- njofton policia.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here