Njoftim i rëndësishëm! Anulohen fluturime nga Rinasi

0
112

Nëse keni vendosur të udhëtoni drejt Italisë ose anasjelltas fillimisht duhet të konfirmoni statusin e fluturimit.

Njoftimi i vjen nga Autoriteti i Aviacionit Civil në vendin tonë, që përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” informon të gjithë pasagjerët për anulimet dhe shtyrjet e udhëtimeve drejt vendit fqinj dhe anasjelltas.

“Autoriteti i Aviacionit Civil, njofton të gjithë pasagjerët që fluturojnë drejt Italisë dhe anasjelltas, të konfirmojnë statusin e fluturimit të tyre, për shkak të një greve kombëtare nga disa operatorë të transportit në shtetin fqinj”.

Fluturimet drejt Italisë dhe nga Italia në vendin tonë do të kryhen pas një njoftimi të dytë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here