Kjo panoramë qesharake është shpalosur përpara syve të kalimtarëve në Tiranë në këto ditë trishtimi dhe zhgënjimi kombëtar të mosçeljes së negociatave për Shqipërinë nga Bashkimi Evropian. Bashkia e Tiranës i kishte ngritur flamujt e fitores propagandistike, pa u dhënë vendimi, por duket se i mbetën në derë.
Studiuesi Kastriot Dervishi ka mbetur i habitur nga kjo shfaqje. “Nuk e di çfarë kuptimi kanë flamujt ndërkombëtarë në Bashkinë e Tiranës, a thua sikur është Ministri e Jashtme, – shprehet ai. – . Mbase ditën që mendonin çeljen e negociatave donin të ishin më agjitativë se kurrë. Bashkia që nuk ruajti dot regjistrat e gjendjes civile nga uji, harxhon paranë shtetërore për kësi marrinash.”