FOTO/ Mijëra bimë kanabisi, 3 m të gjata, gjelbërojnë…

0
156

Kosova po lufton tashmë me bimën narkotike kanabis sativa. Rasti më i fundit ka ardhur sot nga Koshare, ku Policia ka shkatërruar 4500 rrënjë.

Policia Kufitare Perëndimi Gjakovë njoftoi se më 13 tetor kishte marrë informacion se në rajonin e Koshares ishin mbledhë  bimë narkotike,  e patrulloi atë zonë dhe zbuloi pesë plantacione të mbjella me to.

Policia kufitare njoftoi Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve, që doli në vendngjarje dhe gjeti 4050 (katër mijë e pesëdhjetë) bimë, nga një metër deri në tri metra e gjysmë. Policia i shkuli dhe i djogji të gjitha.

Për rastin është njoftuar Prokuroria për Krime të Rënda në Gjakovë dhe është iniciuar rasti ‘kultivim i bimëve narkotike, substancave psikotrope dhe analog’.

 

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here