Shpërthen Shehu: Ministret zbuluan prioritetet e rrezikshme të Rilindjes, me abortet dhe martesat ‘gay’!!!

0
102

“Ministret e Rilindjes treguan, me letrën për parlamentin e Holandës, “prioritetet” e rrezikshme të kësaj maxhorance”, komentoi sot Tritan Shehu, ish-deputet i PD, ish-ministër i Jashtëm i vendit.

Shehu thekson se “në letër nxitet tendenca për të shpopulluar Shqipërinë edhe duke evokuar abortet, që kanë arritur shifra alarmuese në numër e selektivitet, ndërsa duhej të punonin për t’i ulur.

Kemi mbi 29 000 jetë të humbura nga abortet në 5 vite, me 200 aborte për 1000 lindje, me 300 aborte më shumë në vitin 2018 ndaj 2017-tës.
Janë vrarë 33 000 femra prej vitit 1990 prej aborteve selektive mbas javës së 12-të, çfarë ka devijuar raportin e lindjes femra/meshkuj në 100/112 nga 100/105 të normës.

Po të shtojmë dhe rënien e natalitetit në 1,7 fëmijë për grua, kur shifra e “mbijetesës” është 2,1, vdekshmërinë e lartë foshnjore, largimet nga vendi, vihet në dyshim ekzistenca e Shqipërisë me shqiptarë, pasojë kjo e qeverisjes Rama.

Prioriteti i dytë, ai i martesave “gay” me adoptimin e fëmijëve nga ato çifte, që shfaqet në ekzaltimin e ministreve ndaj atyre, godet konceptin e vërtetë të familjes së përbërë nga burri, gruaja dhe me shpresë fëmijët, si themelin e vlerave, të ekzistencës së shoqërisë njerëzore, të “folesë” së fëmijëve.

Ky “entusiazëm” i tyre është krejt i kundërt me aspiratat tona për të forcuar familjen e mbijetuar, duke rënë ndesh edhe me kolona kryesore të harmonisë sonë fetare.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here