Vrasja në Kavajë, flet kunata e viktimës: U shokuam… lajmin e morëm vesh nga televizionet!

0
90

Për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Kavajë, ka folur kunata e viktimës, Dritan Xhaholli.

Ajo ka deklaruar se lajmin e ka marrë nga televizionet dhe se familjarët janë shokuar.

“Lajmin e morëm vesh nga televizionet, u shokuam. Shkuan tek nëna Dritanit dhe ajo po fshinte oborrin. Na tha se i kishte shkuar policia në banesë në tre të natës. Im shoq shkoi në polici dhe aty morëm vesh të vërtetën”, u shpreh kunata.

Më herë në një prononcim për mediat, Marsida Qatja, shkaku i sherrit që solli vrasjen e Dritan Haxhollit në Kavajë, mohon që të ketë pasur lidhje dashurie me viktimën dhe autorin.

Qatja thotë se viktima e ka dhunuar, e ka kapur prej flokësh, por këto s’kanë qenë arsye bindëse për t’a denoncuar për dhunë, pasi ata kanë qenë miq.

Si ndodhi sherri?

Ngjarje e rëndë ndodhi dje në Kavajë. Një konflikt i armatosur që përfundoi me një viktimë dhe me një të plagosur.

Viktima bezdiste ish të dashurën Marsida Qatja. Kjo e fundit thirri për ndihmë të dashurin e ri Bledar Toçi.

Pasi pa njerëz në shtëpi viktima hapi zjarr duke plagosur policin, ky i fundit e vrau me armën e shërbimit. Në apartamentin duplex jetonin edhe fëmijët e parukieres 30-vjeçare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here