Deklaratë e fortë: “Socialistët “godasin” Metën se kanë frikë nga Rama”

0
106

I ftuar në studion e “Top Talk”, duke folur në lidhje me Draft-Opinionin e Komisionit të Venecias, deputeti Lefter Maliqi, ka thënë sërish se vendimi për heqjen e Metës nga posti i Presidentit është i gabuar. Sipas Maliqit, një gjë e tillë cilësohet edhe nga vetë Komisioni teksa në asnjë pjesë të tij nuk thuhet se Presidenti ka shkelur Kushtetutën.

“Drafti i Venecias është një show. Është i ngjashëm me draftin paraprak, pavarësisht se u diskutua tepër fakti që u bë publik para kohe.

Komisioni i Venecias në asnjë rast nuk thotë që Presidenti ka shkelur Kushtetutën, por vetëm ka tejkaluar kompetencat. Vendimi për heqjen e Metës është i gabuar.

Më vjen për  të qeshur me atë Parlament, me këtë sistem ku të gjitha vendimet merren nga njëshi. Deputetët e PS-së aty mbrojnë Ramën vetëm sepse  kanë frikë nga ai, por në biseda të veçanta ata çmojnë Metën.

Është akt politik i gabuar rrëzimi i Metës, sepse shqiptarët që sotë e 6 vite po vuajnë probleme më të rëndësishme, ndër to korrupsioni, ekonomia etj.“, ka thënë ndër të tjera deputeti Maliqi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here