“U shqyen gurmazësh, tue fole për Shqipni e tue punue për vete”, Demalia “shigjeton” me fjalët e At Gjergj Fishtës

0
132

Analisti Ilir Demalia ka sjellë në kujtesë një shkrim të At Gjergj Fishta, duke paralelizuar situatën aktuale politike të vendit…

Nga At Gjergj Fishta

Prit se çka po bjen nana-vida Europë

-Nē Shkodër punët si një herë, një herë: rrena, pluhun a baltë, kuaj e katana, muzika, peca e…”Rrofte Shqipnia!” sa te duesh; por punë, pa te cilat s’ka si rron Shqipnia, pak e aspak. Gjindja janë ndejë hijeve pa punë, tue pritë me gojë hapët, si zogj pëllumbash, pase çka po u bje nana-vida Europe; por…për një herë…prit Zot, vec mizat; pse, (me c’andrra po shihen), vonë e vonë, u shqyen gurmazësh, tue fole për Shqipni e tue punue për vete, por c’dobi! Për Shqipni s’po ka punë e për atdhetarë s’po ka pare. Pazari i Shkodrës asht ba tamam Club me pi kafe e me ca llafe…politike. Oh po! Për politikë mos pyet! Këtu politike sa të duesh. Pa pase nxane gja politikë, cdo kopuk do me dalë Bismark: pa iapasë ndie emnin strategjisë, çdo kulifickan i keq, ba prej lëngatës mos me u gjete qen qe me hanger, flet, more djalë, për punë lufte si me qenë njê Velington, nje Napoleon, nje Moltke, Togetof a Togo, që me ta ba kryet për voe. Por, ele, me tē qitë rreziku me neje me ndonje asish, qe ka pa anderr se asht i dijshem, prej se, kur pati qenë në shkollë, ka pasë shqye ndonje kartel a thye ndonjë tabelë, ateherë, po, se nuk i di maje vetes, kaq dijen e filozofinëbe politikën e madhe qe pështyn prej goje. Ta ndan shekullin fele-fele, si me qenë tue nda njē shalqi Stajk, i ngatërron e i shkatërron krajlat shok me shok, me të vojte mendja se ateherë po kërset lufta e po bahet nami; por, kur fundi, vec n’i kriste zorra në bark atij prej së thati, se kurrkush s’lot vendi.

E tue qenë që këtu rregullohet politika, jo mbas interesash të vendit, por mbas leverdisê së secilit, cdo punë që ndodh, kaq dredhet e shpërdridhet, e shtohet e vogelëlohet e zbukurohet, sa mos me mujte ma me dite se çka asht rrene, se çka asht e vërtetë Prandaj kësaj here s’po veme lajme Shkodre; pse druem se vihemi në rrezik me thanë ndonje rrenë: çka kishte me qenë kunder amtyres së përkohshmes sonë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here