Albin Kurti pas takimit me ambasadorin e SHBA: Prioriteti kryesor, dialogu me serbët e Kosovës!!!

0
133

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili fitoi zgjedhjet parlamentare në Kosovë ka zhvilluar sot një takim miqësor me ambasadorin amerikan në Kosovë Philip Kosnett.

Sipas një komunikate për mediat, mësohet se Kosnett ka përgëzuar procesin zgjedhor dhe pjesëmarrjen e qytetarëve.

 “Ambasadori Kosnett shprehu interesim të veçantë në përparimin kundër korrupsionit, për ekonominë dhe për përparimin në dialogun me Serbinë, drejt arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që do të sillte stabilitet dhe paqe të qëndrueshme në rajon”, njofton në komunikatë Lëvizja Vetëvendosje.

Po ashtu nga ana e tij Kurti e ka siguruar ambasadorin amerikan se puna e tij si kryeministër do të nisë që javën e parë, duke pasur prioritet dialogun me serbët e Kosovës.

“Ndërkaq, në muajin e parë nevojitet takim me z. Borrel, përfaqësuesin e ri të lartë të BE-së për Siguri e Politikë të Jashtme, si dialog me Brukselin për dialog me Serbinë, sepse dialogu me Serbinë duhet të jetë i përgatitur mirë e me parime të qarta. Paraprakisht duhet të mbyllet kapitulli i 33 marrëveshjeve të mëhershme, përkatësisht vlerësimi i zbatimit dhe i ndikimit të tyre. Nuk duhet të vonohemi por s’kemi as pse nxitohemi e bëjmë gabime që na kushtojnë pastaj”, shkruhet në komunikatë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here