Berisha akuza: Narkodoganat e narkoshtetit bllokojnë pjesmarrjen e kompanisë së njohur nga Kosova në ekspozitën në Tiranë!

0
111

Nga Sali Berisha

Narkodoganat e narkoshtetit bllokojne pjesmarrjen e kompanise se njohur nga Kosova ne ekspoziten ne Tirane!

Lexoni denoncimin e kompanise. sb

AS REKLAMAT NUK NA LAN ME I QU NË SHQIPËRI !
Në foto shihet, Stenda jone e zbrazet ne Tirane per shkak te barrierave doganore dhe procedurave byrokratike të Shqiperisë !

Dje dhe sot (4-5 Tetor) është mbajtur panairi “Expo & Forum ENERGY” në Tiranë i organizuar nga Expocity Sh.p.k Albania.
Kompania jonë ELEKTROSTUBLLA edhe pse kishte paguar hapsiren e stendes në vlerë prej 1200 €, dhe kishte bërë rezervimin e hotelit në Tiranë për dergimin e stafit për të qëndruar në këtë panair, ne nuk e shfrytezuam këtë panair !
Për shkak të barrierave dhe procedurave byrokratike të Doganës së Shqipërisë neve është pamundësuar pjesëmarrja në këtë panair.
Ne kishim organizuar të dergonim 4 panele reklamuese në vlerë më pak se 500 € për t’i ekspozuar produktet tona në Shqipëri për vetëm 2 ditë gjat panairit, por autoritetet doganore shqiptare na detyruan të ndjekim procedurat e eksport-importit që zgjasnin 2-3 dite dhe që mund të kushtonin më shumë se sa materialet reklamuese që kishim nisur për Tiranë.
Kështu pasi shpenzuam një ditë të tërë ne pikë-kalimin kufitar në Morinë, ne u kthyem mbrampsht, dhe materialin reklamues qëndroj 1 natë në Terminalin e Morinë.
Sipas autoriteve doganore të Kosovës dhe Shqipërisë duhej ndjekur kjo rrugë per me dergu 4 reklama në vlerë më pak se 500 € : 1.Shpedicion Eksporti në një Terminal të Kosovës; 2.Shpedicion Tranziti në Terminalin Morinë + Skener; 3.Zhdoganim me shpedicion Importi në Terminalin në Tiranë; 4.Në panair; 5.Kthimi i materialevenga panairi. 6.Shpedicion eksporti në Tiranë; 7.Shpedicion Tranziti dhe skener në Morinë; 8.Zhdoganim në Kosovë.
Kush thot se marrëdhëniet tregtare Kosovë-Shqipëri janë lehtësuar, gabon rëndë.
Qeverit tona janë vetëm për fotografi !

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here