Konsumi i alkoolit nga meshkujt duhet të ndalohet 6 muaj përpara se të planifikojnë të bëhen prindër!

0
111

Shkencëtarët paralajmërojnë, se meshkujt duhet të ndalojnë së konsumuari alkool 6 muaj përpara se të provojnë të bëjnë fëmijë, për t’i mbrojtur ata nga sëmundjet kongjenitale të zemrës, shkruan Dailymail, trasmeton Gazeta Express.

Një studim i bërë me 340.000 lindje, ka gjetur se meshkujt të cilët kanë konsumuar alkool përpara se të kishin foshnje i kanë vendosur fëmijët e tyre në një rrezik të dukshëm të preken nga sëmundjet kongjenitale.

Ata të cilët konsumojnë rregullisht alkool sidomos gjatë 3 muajve të fundit përpara se të tentojnë të bëhen prindër e rrisnin rrezikun e foshnjave të tyre të preken nga disa defekte të lindura për 42%. Ndersa femrat, që gjatë asaj periudhe kanë përdorur alkool vazhdimisht, e rrisin këtë rrezik për 16%.

Studimi i fundit ka bërë shkencëtarët nga Central South University in Changsha, në Kinë të paralajamërojnë meshkujt për këtë rrezik.

Sëmundjet kongjenitale janë sëmundje të lindura. Këto çrregullime i prekin 8% të foshnjave në gjithë botën çdo vit.

Edhe pse ky studim kishte disa limite, sepse nuk është studiuar lloji i alkoolit që është konsumuar, gjithsesi femrat dhe meshkujt, të cilët janë duke planifikuar të nisin familje duhet të kenë kujdes të shtuar me pijen

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here