Bundestagu Gjerman lëshon alarmin: Droga shqiptare ka vërshuar nga Ekuadori, Brazili, Holanda e Greqia dhe…

0
123

Shqipëria është shndërruar në një qendër për trafikun e drogës në Europë. Kjo theksohet edhe në dokumentin e miratuar në Bundestagun gjerman, që kushtëzon çeljen e negociatave.

Grupet parlamentare më të rëndësishme në Gjermani janë të alarmuara për faktin se trafiku po rritet ndjeshëm.

“Sasia e kanabisit të konfiskuar në Itali, një tregues i sasisë së kultivuar, ra me 81% brenda një viti (6,59 tonë në vitin 2018 krahasuar me 34,72 tonë në vitin 2017). Ekziston edhe një bashkëpunim i ngushtë me autoritetet gjermane. Shqipëria mbetet sidoqoftë, qender e trafikut të drogës për tregun evropian. Trafiku i drogës është rritur ndjeshëm”, thekson parlamenti gjerman.

Por pikërisht në ditën kur droga shqiptare ka vërshuar nga Ekuadori, Brazili, Holanda e Greqia, Gjermania nuk mund të mbetet pas.

Policia kufitare bavareze njoftoi ditën e sotme se ka arrestuar një shqiptar 28-vjeçar. Ai po trafikonte 12.5 kilogramë kokainë drejt Austrisë.

Autoritetet nuk kanë dhënë shumë detaje për ngjarjen, pasi po hetojnë për itinerarin e sasisë së drogës.

Më herët, në Brazil u sekuestruan mbi 617 kg kokainë e pastër, e cila kishte për destinacion Shqipërinë, ndërsa në Amsterdam u arrestuan dy shqiptarë, ndërsa u sekuestruan edhe rreth 13 milionë euro cash, para këto të përfituara nga trafiku i drogës.

Ndërsa një ditë më parë, në Greqi u bllokuan mbi 1 ton kanabis, ndërsa u arrestuan 4 shtetas shqiptarë, që të gjithë nga Vlora.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here