“Bandat e drogës”/ 13 milionë euro para droge shqiptare në Holandë, dy shqiptarë në pranga

0
186

Falë një aksioni blic, policia holandeze arriti  të sekuestrojë plot 12.8 milionë euro, cash.

Sipas gazetës holandeze NRC, paratë u gjetën pas kontrollit në pesë prona në Amsterdam, ndërsa thekohet se, kjo sasia më e madhe e parave e kapur ndonjëherë.

Gjatë operacionit janë arrestuar dy shtetas nga Shqipëria, një burrë dhe dy gra nga Kolumbia, një burrë nga Zelanda e Re dhe një nga Maroku.

Gjithçka nisi tre javë më parë pas një informacioni se kolumbianët, që mund të ishin përfshirë në importimin dhe shitjen e kokainës në Holandë, ndërsa një grua 52-vjeçare nga Kolumbia cilësohet si përgjegjëse për trafikun.

“Bandat e drogës fitojnë shuma të jashtëzakonshme nga trafiku i drogës. Të dyshuarit jetonin krejtësisht jashtë radarit”, është shprehur Olivier Dutilh, kreu i Shërbimit Rajonal të Hetimit në Amsterdam, përcjell Syri.net.

Lajmi u publikua ditën e sotme nga frika e dekonspirimit.

Sipas medias holandeze, nuk përjashtohet mundësia e arrestimeve të tjera.

https://www.nrc.nl/nieuws/2019/10/01/politie-vindt-bijna-13-miljoen-euro-in-groot-drugsonderzoek-a3975218

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here