Punonjësit e firmave të peshkut në protestë, penalizohen nga urdhri i Ministrisë së Mbrojtjes

0
116

Rreth 200 punonjës të firmave të peshkut, bletarisë dhe blegtorisë të cilat veprojnë në zonën e Karaburunit dhe Pashalimanit në Orikum kanë dalë në protestë.

Ata kundërshtojnë urdhrin e Ministrisë së Mbrojtjes për vendosjen e një orari zyrtar për hyrjen në bazën e Pashalimanit, për të ushtruar aktivitetin e tyre.

Sipas urdhrit të Ministrisë, bizneset do të lejohen të hyjnë dhe të dalin në bazën ushtarake nga ora 8 deri në orën 15, ndërsa pas kësaj ore hyrja ndalohet.

Bizneset janë kundra këtij orari pasi për ta ky orar dëmton punën e tyre. Sipas tyre biznesi i peshkut nuk ka nevojë për orar, pasi puna e tyre nuk ka kohe.

Prej dy orësh me dhjetëra automjete presin në radhë për të hyrë në postobllokun e kësaj baze. Punonjësit kërkojnë një zgjidhje dhe një takim me drejtuesit e kësaj baze, por asnjë zgjidhje nuk iu është dhënë.

Ata shprehen se do të bllokojnë hyrjen për në baze duke mos lejuar asnjë automjet deri në zgjidhjen  përfundimtare.

Edhe pak ditë më parë ata protestuan duke kerkuar ndërhyrje dhe zgjidhje urgjente të problemit të tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here