Berat/ Zjarri shkrumbon ullinj e fiq…

0
118

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën kodrinore në fshatin Duhanas të Beratit.

Nga raportimet mësohet se janë djegur së paku 1 ha shkurre e bimë të ndryshme kryesisht me fiq dhe ullinj.

Flakët po përhapen me shpejtësi, të ndihmuara nga era dhe pamundësia e një ndërhyrje nga ana e zjarrfikëseve për shkak të terrenit të vështirë.

Zjarri dyshohet të ketë qenë i qëllimshëm për hapjen e kullotave të reja nga barinjtë.

Ndërkohë zjarrfikësit në vendin e ngjarjes po tentojnë që t’i afrohen zjarrit për ta shuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here