“Shengeni Ballkanik” i Rama – Vuçiç, ëndrra e “Jugosllavisë së Re”, na largon nga Evropa…

0
138

Nga Tritan Shehu.

“Shengeni Ballkanik” i Rama – Vuçiç, ëndrra e “Jugosllavisë së Re”, na largon nga Evropa. Rama- Vuçiç në dakordësi për një “Shengen të Ballkanit”, ringjallin një teori të vjetër e të rrezikshme, veçanërisht për shqiptarët, e përputhshme kjo me ëndrrat e Serbisë, e sponsorizuar nga politika skeptike evropiane për rajonin, nga forca të brendshme joeuropeiste, si dhe nga shtete lindore prezente në këtë hapësirë, që për interesat e tyre duan ta mbajnë atë jashtë BE.

Kjo deklaratë aventureske e Ramës vjen mbas goditjes që i dha atij Bundestagu edhe për çështjen e kufijve, e kërkon të mashtrojë shqiptarët se ky “Shengen” mund të zëvendësojë për neve BE-ne, apo se integrimi do të jetë kolektiv e jo sipas standarteve të çdo vendi

E vetmja e ardhme për ne është të koncentrohemi secili e si rajon në përmbushjen e standarteve evropiane, të cilat në procesin e integrimit do të na bashkojnë me Evropën, do të zhvlerësojnë kufijtë tanë dhe do të na afrojnë  ngushtësisht me njëri – tjetrin si pjesë e BE-së e jo si e një tjetre Jugosllavie.

Nëqoftëse Rama me Vuçiç kërkoj ta kthejë këtë “inic iativë” edhe në një hakmarrje apo kërcënim për Evropën, ai veçse na kujton Don Kishotin duke i bërë të gjithë të gajasen, por ndërkaq po dëmton rëndë interesat tona më të mëdha kombëtare. Ky skenar Rama – Vuçiç, antishqiptar e antieuropeist, si ai Enver – Tito dikur, duhet ndalur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here