“Përshkruaj me detaje”, shkon në stadium për t’i treguar ndeshjen djalit të verbër, Fifa e vlerëson me çmim

0
113

Nickollas është një fëmijë 12-vjeçar brazilian, tifoz i Palmeiras, skuadër e qytetit të San Paolo. Pavarësisht një forme të lehtë autizmi qysh nga lindja, ai është dhe i verbër, por qysh në vegjëli shkon një herë në muaj në stadium.

Krahë tij është gjithnjë e ëma Silvia, e cila i tregon gjithçka që ndodh në fushë.
Të hënën, më 23 shtator, në vlerësimet e FIFA në Milano, ishte edhe ajo Silvia Grecco e cila u vlerësua si “tifozi më i mirë i vitit 2019”.

Silvia dhe Nickollas, kanë tërhequr vëmendjen e Brazilit, kur gjatë një ndeshje të Palmeiras, u filmuan rastësisht nga telekamerat, teksa ajo po i tregonte ndeshjen të birit.

“Përshkruaj me detaje, ky futbollist ka bluzë me mëngë të shkurtra, ngjyrën e atleteve, flokëve. Rrëfimi im bazohet në emocione, nuk jam një profesioniste. Gjithçka që shoh dhe dëgjoj, ia them qetësisht, edhe kur inatosem me arbitrin”, tha gruaja për AFP.

Nënë e bir u ftuan që të ndjekin një seancë stërvitore të Palmeiras, ekip për të cilin Silvia është fanse e zjarrtë. Për të bindur të birin që të mbështeste skuadrën e San Paolo, Silvia i mundësoi një takim me Neymar, i cili në vegjëli ishte tifoz i klubit në fjalë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here