Shiu shkakton përmbytje në Fushë-Krujë, uji depërton në katet e para të pallatit…

0
149

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, në lagjen Punëtori në Fushë-Krujë uji ka depërtuar në katet e para të banesave.

Më problematike është paraqitur situata në familjen e shtetasit Halil Rexhepi ku uji ka hyrë në banesë dhe familjarët janë evakuuar.

Forcat zjarrfikëse kane ndihmuar në evakuimin e një të moshuari i cili nuk mund të lëvizë pasi është invalid.

Aktualisht po kërkohet leje nga bashkia dhe mbështetja e policisë për të hapur disa kanale pranë banesave për të evituar përmbytjen dhe depërtimin e ujit në banesat e tjera përreth.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here