Si “kopil në derë” atyre që e ripublikuan, Paloka: I vetmi i interesuar për panik është Edvin Rama!

0
117

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar në lidhje me “fake news-in” e përhapur mbrëmjen e djeshme në media i cili përhapi panik te qytetarët. Ish-deputeti shkruan se Rama-Veliaj u sulën nëpër ekrane me pamjet e tyre të neveritshme për gjoja ndihmë që po ju japin qytetarëve, por kjo nuk ishte përfitimi i vetëm i tyre.

Sipas Palokës në fatkeqësi të tilla njerëzit harrojnë gjithçka, harruan skandalet e qeverisë.

Reagimi i plotë i Palokës:

I vetmi i interesuar per panik nga fatkeqesi te rreme eshte Edvin Rama!

Une nuk e di se si e nga kush u ripublikua mbreme lajmi i rreme qe nxorri ne rruge shume banore te Tiranes, por nga sa rezulton sot, i pari qe e ka publikuar ka qene nje tv fare prane Rames…
Ne fakt , i vetmi njeri qe e shfrytezoi dhe perfitoi politikisht nga kjo fatkeqesi e natyres ishte Edvin Rama.
Per fat te mire, demet e shkaktuara nga termetet e ketyre diteve , nuk ishin katastrofike sepse ne se do ishte keshtu , shqiptaret do mbeteshin ne dore te Zotit!
Per te pare pergjegjshmerine dhe aftesite e kesaj qeverie ne raste fatkeqesishe kemi patur raste boll. Mjafton te shohesh cfare ndodhi me nje fshat te vogel si Floqi qe u godit nga termeti kohe me pare e ku sot e kesaj dite njerzit jane ne rruge , per te kuptuar se cdo ndodhte ne rastin e nje katastrofe ne qytetet me te medhaja te vendit…
Kjo nuk i pengoi shpifesirat e qeverise bashke me kryeshpifesiren e bashkise Tirane, te suleshin neper ekrane me shfaqjet e tyre te neveritshme per gjoja ndihmen qe po ju japin qytetareve.
Po nuk ishte ky, perfitimi me i madh qe Rama shfrytezoi nga termeti !
Kur ka fatkeqesi te tilla , njerzit harrojne gjithshka tjeter ; “Zot na ruaj koken!” -eshte ajo qe gjithesecili mendon ne ato momente.
Keshtu dhe qytetaret e Tiranes harruan qe kane gati dy muaj pa uje. Harruan se femijet e tyre perfunduan spitaleve nga uji i ndotur i autoboteve. Harruan taksat qe paguajne qe Rama, Veliaj dhe taborri i tyre , te jetojne ne luks. Harruan varferine, papunesine. Harruan skandalet e qeverise , harruan dhe Tahirin .Harruan… Jeta eshte e shtrenjte edhe kur e jeton mjerisht ne Shqiperine e Edvinit.
Per kete arsye , i vetmi qe ka interes per termete e fatkeqesi te rreme , te kete panik e frike per jeten, eshte Edvini ! Ja pse besoja qe mbreme , e u binda sot, se lajmin e rreme e perhapi Edvini me mediat e tij qe me pas e fshehen , duke ju a lene si “kopil ne dere” atyre qe e ripublikuan.
Po te ishte ndryshe , pse ministrat e Rames dhe ai vete, nuk reaguan sapo lajmet e rreme u perhapen , per te qetsuar qytetaret, por reaguan vetem pas mesnate , kur njerzit kishin ore qe kishin dal ne rruge ?!!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here