“Egërsia mbi Lazaratin, preludi i kanabizimit të Shqiperisë”

0
149

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar pas një shkrimi të Deutsche Welle për dënimin e ish-ministrit Saimir Tahiri, ku thuhej se ky i fundit zhduku drogën në Lazarat, por më pas u mboll në të gjithë vendin.

Shehu, ish-deputeti i PD-së për qarkun e Gjirokastrës, përmes një postimi në rrjete sociale, thekson se ndërhyrja në Lazart nuk shënon një aksion në luftën kundër kanabisit. Sipas tij ishte vetëm një alibi e përgatitur në funksion të strategjisë kriminale shtetërore të kthyerjes se vendit në “Republikën e Kanabisit”.

Reagimi i plotë i Shehut
Egërsia mbi Lazaratin, preludi i kanabizimit të Shqiperisë.
Unë e kam theksuar prej kohësh se u bë mirë që u ndalua kultivimi i kanabisit në Lazarat, kam dënuar çdo krim që u krye aty, por thelbi i të vërtetës që ndodhi atje është krejt ndryshe nga çfarë po kërkohet të paraqitet sot prej disave.
Ajo “goditje” në Lazarat nuk shënon një aksion në luftën kundër kanabisit, por ishte vetëm nje alibi e përgatitur në funksion të strategjisë kriminale shtetërore të kthyerjes së vendit në “Republikën e Kanabisit”, siç e quajta unë që atëherë.
Lazarati ky fshat i vogël, banorët e tij paqësorë u agresuan në një mënyrë të tejskajshme, pompoze, jo propocionale, veçse për të krijuar imazhin e rremë të vullnetit qeverisës për të ndaluar kultivimin e kanabisit, gjë që do të përdorej më tej si një mjegullnajë për të fshehur veprën më kriminale, kanabizimin e organizuar të të gjithë Shqiperisë.
Në fakt në Lazarat u goditën fshatarët e thjeshtë, jo banditët e vërtetë, ata do të përdoreshin me tej në kanabizimin e vendit, që u drejtua pikërisht nga stukturat shtetërore, të cilat duhej ta ndalonin atë, në bashkëpunim me grupet kriminale (dhe me ata që vepronin me parë në Lazarat), duke i detyruar kultivuesit t’u paguanin 10-15 E për bimë.
Si pasojë, kjo Rilindje mbushi shpejt me kanabis në fillim Jugun e pastaj vendin në tërësi, një nga veprat më të errëta kriminale e me pasoja të pallogariteshme në dimensione e kohë kjo për Shqiperinë, duke u fshehur mbas Lazaratit.
Kjo është e vërteta tragjike e asaj që ndodhi, gjë për të cilën deri më sot askush nuk po përgjigjet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here