Q****nonën/ Policia jep detajet e reja për pedagogun që i kërkonte favore seksuale studentes

0
114

Policia e Elbasanit ka bërë sot ndalimin e pedagogut Denis Himçi, i cili u denoncua mbremë nga emisioni investigativ “Stop”, pasi i kërkonte një studenteje raport intim, në këmbim të marrjes së provimeve.

Ndalimi është bërë sot, ndërkohë që fill pas transmetimit të emisionit, u mësua se pedagogu ishte shoqëruar në polici.

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë ndalimin e shtetasit D.H., 36 vjeç, pedagog pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ndalimi i tij u bë pas transmetimit të pamjeve filmike në emisionin investigativ “Stop “, ku ky shtetas i kërkonte favore seksuale një studenteje në këmbim të dhënies së provimeve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Në video-përgjimet e publikuara nga emisioni, pedagogu dëgjohet t’i kërkojë studentes favore seksuale, ndërsa i thotë se do ta trajtonte mirë, me dhurata, telefona e masazhe të paguar në qendra estetike në Tiranë.

Profesori i thotë studentes se madje ai është i gatshëm, që një kolegeje t’i blejë parfum, që kjo e fundit, t’ia japë provimet.

Në videon e publikuar, pedagogu insiston që studentja ta puthë, ndërsa i thotë se nuk i mjafton një puthje në faqe.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here