Koha për të hequr maskat!

0
141

Nga Edvin Kulluri

Matteo Renzi, ish kryetar i Partise Demokratike te Italise prej dy ditesh ka krijuar partine e tij! U largua nga PD si parti e majte per te dale ne qendren e liberalizmit te vlerave dhe te lirive individuale dhe liberizmit ekonomik, duke u shkeputur nga e majta qe gjithesesi u permbahet disa parimeve social-demokrate si rishperndarje e te ardhurave, barazitizmi social, solidariteti etj.. Pra beri nje gjest te sinqerte duke “cliruar” te majten me nje tradite sado te vogel social-demokrate nga liberalizmi qe e kish pushtuar. Ne fakt kjo levizje nxjerr zbuluar transformimin e te majtes ne dy dekadat e fundit, prej “rruges se trete” te Tony Blair tek liberalizmi drejteperdrejte! Tashme “kartat po hapen”! Kjo te sjelle ndermend pikerisht transformimin e te majtes shqiptare prej “reformave standarte” te Nanos te mbeshtetur tek nje perzierje te shtetit te madh me taksa te larta dhe politikave agresive te privatizimeve masive, duke e percaktuar ardhjen e te djathtes ne 2005 ne pushtet si “te panevojshme”! PS po “ulerinte” per perqafimin e “rruges se trete” te mbeshtetur tek liberizmi ekonomik dhe hapja ndaj liberalizmit kulturor! Hyrja e Rames ne politike si njeri pa paragjykime bashke me Mjaftin dhe personazhet e veta transgresive ishte po ashtu konfirmim i ketij transformimi. Tashme me Rilindjen, qasja e qeverise ndaj “korporatizmit” permes koncensioneve si shembulli me perfaqesues, e ka ndare Partine Socialiste nga vlerat tradicionale si “solidariteti”, “mbeshtetja e te dobteve” etj.. Taksat e rritura shkojne tek kompanite e medha qe realizojne vepra publike me kosto 2-3 here mbi cmimet reale! Kjo e shoqeruar me zevendesimin e elitave ne parti, ka krijuar krisje te heshtura brenda PS te cilat po dominohen nga pushteti i madh i Rames dhe Veliajt. Mbase ka ardhur koha qe ky tension te shperfaqet, pasi tradicionalistet dhe liberalet ne PS nuk mund te bashkejetojne gjate. O do dalin liberalet nga PS ose socialistet nga Rilindja. Ikja e Rencit ne Itali po hap nje shteg per zgjidhje ne “genjeshtren e madhe” qe ka mberthyer te majten ne Evrope per shkak te “pushtimit liberal”! Si rregull te pushtuarit luftojne per te rimarre “token e tyre”, ose shkojne ne “mergim” dhe kthehen per te luftuar, ose presin ne heshtje derisa “pushtuesit” te dobesohen nga forca madhore. Te presim, por e socialistet dhe rilindasit jane dy parti brenda nje partie, e kjo nuk mund te zgjase pa fund.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here