Zjarr në Golem të Kavajës, shkrumbohen 2 hektar shkurre

0
143

Një zjarr i madh ka rënë këtë pasdite në lagjen Gazdaraj të njësisë administrative Golem në Kavajë.

Gazetari Klement Baçi raporton për “Balkanweb” se si pasojë e zjarrit janë djegur ferra e shkurre. Dyshohet se shkak për zjarrin ka qenë linja e tensionit të lartë që gjendet aty afër.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë 1 automjet zjarrfikës, policia dhe banorë të lagjes. Zjarri u shua u shua plotësisht falë ndërhyrjes të shërbimit zjarrfikës të Kavajës.

Zjarri ka shkaktuar djegien gjithsej të afër 2 hektarë shkurreve.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here