“Ta dish t’i, është jot bijë që mbron këta”, Ilir Vrenozi, Azemit: “Më mirë që s’je”

0
175

Demokratët, dhe jo vetëm, përkujtuan sot 21-vjetorin e vrasjes së tribunit të demokracisë, Azem Hajdari.

Teksa Partia Demokratike organizoi homazhe në nder të kujtimit dhe veprës së Hajdarit, korçari i famshëm Ilir Vrenozi ka një tjetër mesazh.

Teksa ‘komunikon’ me vetë Azem Hajdarin, Vrenozi shpreh habinë se si vajza e tij, Rudina Hajdari, është sot në krah të mazhorancës socialiste.

“Poshtë komunizmi. Na mbytën komunistët. Ta dish ti ç’kanë bërë komunistët në këtë vend. Ti ke ikur që në 1998. Tani në 2019 ta dish ti që në krye të Parlamentit është Gramoz Ruçi . Ta dish ti që në krye të qeverisë është i biri i Kristaq Ramës. Po më e keqja, ta dish ti, është jot bijë që mbron këta.  Më mirë që s’je”, shprehet Vrenozi në videon-mesazhin e tij.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here