Çfarë po ndodh!!! Kodheli “shet” Tahirin për të shpëtuar veten…

0
205

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka folur lidhur me çështjen e radarëve që u përmend nga kolegu i saj Saimir Tahiri gjatë seancës së tij gjyqësore.

Kodheli konfirmoi që ish-ministri i Brendshëm i ka nisur një shkresë për radërët por në tetor të vitit 2013.

Më pas e ftuar në “News24”, Kodheli tha se radarët në vend kanë filluar që të punojnë në dhjetor të po atij viti.

“Radarët nuk fiken dot. Radarët kanë filluar të punojnë në dhjetor të vitit 2013. Një grup i madh njerëzish monitorojnë ujërat detare,”-tha ish-ministrja.

Ditën e sotme gjatë seancën gjyqësore Tahiri është ndalur edhe tek çështja e radarëve që nuk punonin.

Ish-ministri ka treguar se ka patur një shkresë “Top Secret” të cilën ia ka dërguar ish-ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ku e ka informuar se policia ka konstatuar se radarët nuk punojnë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here