‘Thumbon’ Peleshi: Nëse politika është totalisht e korruptuar, do të ketë gjithnjë e më pak njerëz të ndershëm e me dinjitet!!!

0
120

Niko Peleshi, deputet i PS, ish-zv/kryeministër dhe ministër bujqësie është nën shenjëstër nga një pjesë e Rilindjes në mazhoranë. Bile po e dërgojnë si të pandehur në prokurori. Por flitet se Niko Peleshi ka dalë kundër kryeministrit Rama, pothuaj në krahun e ish-ministrit të jashtëm Ditmir Bushati.

Nga Niko Peleshi (deputet i PS)

E mira dhe e keqja janë kudo. Ato janë në bashkëjetese dhe në luftë të vazhdueshme. Në të njëjtin univers, në të njëjtin shtet, qytet, lagje, shkalle pallati. Ato bashkejetojne edhe brenda qenies se cdo njëriu. Nuk janë të ndara dukshem. Nuk i shqiten njera-tjetres. Keshtu janë edhe sistemet. Nuk ka sisteme puritane ashtu sikunder nuk ka sisteme totalisht të korruptuara.
Ai që bën diferencen midis njerëzve, shoqërive, sistemeve dhe shteteve është raporti i të mirës me të keqen. Diku dominon e keqja, diku dominon e mira. Por brenda një shoqerie une mendoj se ky raport është i njëjtë. Të gjitha hallkat e një shoqërie tentojnë këtë raport. Shoqëri të ndryshme kanë vlera të ndryshme të këtij raporti.
Ne Shqipëri sot perceptohet politika si një hapësire e dominuar totalisht nga e keqja. Po ashtu edhe drejtësia. Për rrjedhoje të gjitha perpjekjet dhe të gjitha veshtrimet janë drejtuar andej. Por pak a shumë raporti ndërmjet të mirës dhe të keqes, qëndron si një mesatare morale e shoqërisë. Një mesatare e pamëshirshme që i terheq të gjithë tek vlera e vet. Jo vetëm politikën. Jo vetëm drejtësinë.
Rruga e duhur është rritja e kësaj mesatareje, e këtij raporti, në të gjitha sistemet paralelisht. Një sistem drejtësie i pastruar plotësisht përmes një operacioni të pazakonshëm pastrimi, herët a vonë do të shkonte drejt kësaj mesatareje. Një klasë e re politike, e pastruar nga mëkatet, por e rrethuar nga problemet morale të mediave, klasës së biznesit apo edhe opinionit publik në tërësi, do të rreshkiste drejt mesatares morale të shoqërisë.

Ta shohësh të mirën dhe të keqen si të ndara do të thote të mendosh si fanatik dhe t’i shërbesh përkeqësimit të raportit ndermjet tyre.

‘.

Na duhen më shumë politikanë të ndershem, por na duhen edhe media me të përgjegjshme në raport me misionin publik jo vetëm në raport me përfitimin, biznese me pergjegjshmëri sociale jo vetëm individuale, profesionistë që i kontribojne shoqërisë me dijet e tyre, shoqëri civile proaktive.

Na duhet t’u mësojme fëmijëve në shkolla një perkufizim të ri për vleren. Vlerën e përbërë jo vetëm nga materia por edhe nga shpirti, nga kontributi social.
Nuk është e pamundur.
Nuk mungojnë iniciativat e para.
Dy të rinj shqiptare, inxhiniere IT në Silicon Valley, Ori dhe Aleksandri së bashku me disa miq amerikanë filluan këtë vit një iniciativë vullnetare për të edukuar një grup nxënësish shqiptarë me konceptet e mendimit kritik dhe më pas për t’i aftesuar në fushën e programimit me mentorë nga Universiteti i Standfordit. Kur e pyeta Aleksandrin çfare e motivon të marre kohë nga puna jopak fitimprurese si inxhinier pranë kompanisë Ëhatsapp për t’i sherbyer kesaj iniciative, më tha se përgjigjja lidhet me përkufizimin e vlerës dhe pasurisë. Nuk je i pasur kur ke të ardhura të larta. I pasur je kur ke edhe kontribute për të tjeret, për brezin e ri, për vendin tend, më tha Aleksandri.

Kështu e përmirësojmë hap pas hapi e ditë pas ditë raportin e të mires me të keqen duke rritur të mirën në shoqëri. Dekadenca morale është ngjitëse për shkak se shoqëria është një sistem ingranazhesh të lidhur me njëri-tjetrin. Pastrimi i vetëm njërit prej tyre nuk bën punë.
Le të mos na pezmatoje e keqja. Ajo shpesh te jep forcën kundërvepruese për ndryshim.
E ndonëse nuk mund të ketë fitore përfundimtare të së mirës mbi të keqen, mund t’ia dalim të shërojmë me durim plagët që e keqja krijon në trupin e shoqërisë sonë dhe të ujitim të mirën. Me durim dhe në çdo pjesë duke kujtuar gjithmonë se çfarë është më e padukshme apo më e vogël nuk do të thotë se është më e mirë.
E keqja është kudo.
E mira është kudo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here