Temperaturat mbi 30 gradë celsius edhe në shtator, ja si shprehet sinoptikantja Adiola Bani!

0
116

Temperaturat do të vazhdojnë të qëndrojnë mbi 30 gradë celsius edhe në ditët në vijim të muajit shtator.

“Dita e sotme do të vazhdojë me vranësira të shpeshta në gjithë territorin, por në veri të territorit shqiptar, pas mesditës pritet të kemi rebeshe afatshkurtra shiu.

E njëjta situatë do të paraqitet edhe ditën e nesërme për veriun, por reshjet do të shtrihen gjatë mesditës edhe në zonat qëndrore, në disa qytete të qendrës si Kruja, Tirana, Elbasani. Kryesisht rrethinat e Tiranës do të përfshihen nga rebeshet gjatë mesditës.

Nesër pritet të kemi një rritje të lehtë të temperaturave, duke bërë që maksimumi të shkojë në 31-32 gradë. Parashikohet që këto temperature të vijojnë deri në mesin e muajit shtator”, shprehet Adiola Bani nga MeteoAlb.

Temperaturat pritet të ulën nën 30 gradë vetëm pas mesit të shtatorit, por sërish do të mbeten rreth 26-27 gradë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here