Tmerr/ I theu brinjët gruas dhe e kafshoi në kokë…

0
115

Shqiptari me inicialet H.S., 20 vjeç, ka rënë në pranga në Itali për dhunë ndaj gruas së tij. Sipas medieve fqinje, i riu e ka qëlluar bashkëshorten me grushte dhe madje e ka kafshuar në kokë, në prezencë të vajzës së tyre 2 vjeçe.

Kanë qenë fqinjët ata që njoftuan policinë, pasi dëgjuan britmat me zë të lartë të gruas. E transportuar në Spitalin e Ragusas, shqiptraja u diagnostikua me thyerje të shumta brinjës dhe plagë në kokë, shkaktuar nga e kafshuara.

Vogëlushja u gjet në gjendje të rënduar psikologjike, e cila në momentet që babai i saj ka ushtruar dhunë ndaj të ëmës, ka qarë dëshpërimisht pa pushim.

Madje, mësohet se burri e ka detyruar bashkëshorten që të flejë në një dhomë tjetër larg vajzës së vogël.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here