Pas takimit me Bashën/ Shpërthen Kryemadhi: Arroganca ka zaptuar jetën e çdo qytetari…

0
122

Pas takimit me kreun e demokratëve, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një prononcim për mediat nga selia blu, tha se largimi i Edi Ramës si kryeministër nuk është vetëm kusht i opozitës por dhe i shqiptarëve.  ”Arroganca ka zaptuar jetën e çdo qytetari, aksioni opozitar do të vazhdojë ashtu siç është i drejtëpërdrejtë për të zgjuar çdo qelizë të shqiptarëve”.

Kryetarja e LSI-së, përsëriti se votimet e 30 qershorit treguan se 85% e shqiptarëve nuk e duan më Edi Ramën. Pyetjes nëse do opozita do të ketë protesta në shtator, ajo iu përgjigj: “Çdo shqiptar proteston çdo ditë”. Në fund, Kryemadhi nuk harroi të ftojë gazetarët në festimet për 15 vjetorin e krijimit si parti politike të LSI-së.

Pas takimit me kryetaren e LSI-së, nesër, Basha do të takohen me partitë e vogla, aleate me PD-në. Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, qeveri teknike dhe largimin e Ramës. Për zgjedhjet lokale, të dekretuara më 13 tetor nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, LSI-ja dhe disa parti të vogla opozitare janë rejistruar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here