Spiropali flet me gjuhën e Ramës… “Do vazhdojë procesi i hetimit dhe Parlamenti do votojë”

0
170

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh dhe zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali, ka bërë një deklaratë në rubrikën “Opinion”, në News 24.

Spiropali u shpreh se Meta e ka shkelur Kushtetutën me të dyja këmbët dhe se ka qenë pjesë e një skenari për destabilizimin e Shqipërisë. E pyetur për një emër të ri që mund të jetë pretendent për vendin e Presidentit, ministrja tha se si fillim do të bëhet hetimi përkatës në Komisionin Hetimor Parlamentar.

“Ne nuk rendim për të shkelur afatet, nuk e kemi diskutuar emrin e ri, nuk jemi në atë fazë. Aktualisht është ngritur komisioni për hetimin e dekreteve të Presidentit, do vazhdojë procesi i hetimit dhe Parlamenti do votojë.

Presidenti Meta nxorri dekretin e ri dhe vijon thirrjet për zgjedhje të tjera më 13 tetor. Me rinisjen e sesionit të ri parlamentar pritet të merret vendimi për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Nga ana tjetër Basha deklaroi se vendi duhet të futet në zgjedhjet e tetorit dhe të zhvillohen të tri palët e zgjedhjeve. Ndërkohë që pritet vendimi i BE-së për statusin kandidat të Shqipërisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here