Aksident i rëndë në Fushë Krujë, Berisha: Narkopolicia bën sehir!

0
133

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publike mesazhin nga një qytetar. Ai ka publikuar një fotografi domethënëse të një aksidenti në Fushë Krujë, ndodhur paraditen e sotme. Në fotografi duket një makinë e përmbysur prej përplasjes, por ajo që bie në sy që në momentin e parë, është qëndrimi kureshtar i një polici, qendrimi i habitur ndaj asaj që kishte përballë. “Aksident i rëndë në Fushë Krujë, narkopolicia bën sehir!”- është shprehur menjëherë ish-kryeministri Berisha dhe ka ftuar: “Lexoni mesazhin, shikoni foton e qytetarit dixhital.”

Përshëndetje Doktor!

Ky aksident ka ndodhur sot në Fushë Krujë, pak para se të hysh në autostradë.
Trafiku ishte i bllokuar për shumë minuta me radhë për shkak se nuk vinin të pastronin rrugën.

Vetëm Policia kishte mbetur, duke shikuar mbetjet e copave të makinës nga aksidenti.

Për të sëmurin nuk po flas hiç, meqenëse nuk di çfarë ndodhi me të dhe a u transportua në kohën e duhur për në spital, pasi trafiku ishte shumë i madh.
Ps: Shqetësimi im është ky: Edhe sa njerëz të tjerë duhet të aksidentohen për shkak të kësaj qeverie famëkeqe, e cila në rrugë nuk ka vendosur sinjalistikat e duhura?!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here