Thursday, June 13, 2024
Home Aktualitet AKU ‘ndëshkon’ subjektet tregtare, bllokon 27.6 ton produkte të pasigurta!

AKU ‘ndëshkon’ subjektet tregtare, bllokon 27.6 ton produkte të pasigurta!

0
118
Agjencia Kombëtare e Ushqimit ka bllokuar 27.6 ton produkte të pasigurta, ndërsa ka ndëshkuar me 3.5 milionë gjobë kundërvajtësit në tre subjekte. Nga aksionet e ndërmarra në terren, AKU ka  bërë të mundur bllokimin e aktivitetit për dy subjekte tregtare.

Njoftimi i AKU:

AKU BLLOKON 27.642 TON PRODUKTE TË PASIGURTA, NDËSHKON ME 3.5 MILION LEKË GJOBË KUNDRAVAJTJET NË 3 SUBJEKTE DHE NDËRPRET AKTIVITETIN E 2 PREJ TYRE

Drejtoritë Rajonale të AKU, qarku Korçë, Fier dhe Shkodër ushtruan kontrolle në 3 subjekte, me aktivitet “Prodhim, përpunim, ambalazhim, etiketim të salcave të ndryshme dhe produkteve me origjinë të përzier”, “Supermarket” dhe “Njësi prodhim, tregtim buke dhe Mëngjezore”, nga ku u konstatua: ushtrim aktiviteti i palicencuar, kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare, mangësi në dokumentacion (gjurmueshmëri, plani HACCP), veprim në kundërshtim me përgjegjësitë e operatorit të biznesit, tregtim i produkteve me afat përdorimi të kaluar, si dhe etiketim i produkteve jokonform ligjit.

Në PIK Durrës u ushtrua kontroll në një ngarkesë me sasi totale 27 ton “mish pule” me origjinë nga Brazili dhe destinacion Shqipërinë, e cila rezultoi me mangësi në dokumentacionin shoqërues (pavlefshmëri të certifikatës veterinare).

Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat administrative si në vijim: 10 masa administrative “Gjobë” me vlerën totale 3.5 milion lekë për 3 subjektet, “Ndërprerja e aktivitetit” për 2 subjekte, si dhe “Bllokim i produktit” për 27.642 ton produkte të pasigurta (27 ton produkt “mish pule” nga Brazili me mangësi në dokumentacion të konstatuara në PIK, për të cilat u vendos kthimi në vendin e origjinës, si dhe 642 kg produkte me afat përdorimi të kaluar dhe etiketim jokonform ligjit të konstatuara brenda territorit).

Siguria ushqimore është sfida jonë e përbashkët! ?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here