Vijojnë skandalet/ Mazniku fle në Barcelonë me 900 euro nata, ja fatura!

0
136

Prej disa ditësh ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni ka qenë në qendër të kritikave për shkak të shpenzimeve të saj të kripura në hotele luksi në Europë.

Por skandalet brenda Rilindjes nuk mbarojnë me kaq.

Një qytetar ka bërë publik pranë Jeta Osh Qef një tjetër “bëmë” të anëtarëve të mazhorancës.
Ai ka nisur një faturë, ku shikohet se “Fusha SHpk” i paguan nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbër Maznikut fatura me vlerë 900 euro/nata.

Mesazhi i plotë:

“Mirembrema JOQ! Meqe keto dite media ka folur shume per bileta avioni dhe hotele luksoze te ministrave tane te ndritur, une posedoj dicka edhe me skandaloze sesa faturat e hoteleve te Ministres se Drejtesise, qe jane paguar me paret e shtetit. Kam faturen qe FUSHA shpk i paguan ARBI MAZNIKUT, nenkryetarit te Bashkise se Tiranes, 900 euro nata. Ky eshte i njejti biznesmen qe merr tendera pa fund nga bashkia, qe vetem per sheshin Skenderbej ka marre 22 milione euro.’’

Normalisht lindin pyetjet përse i duhet paguar një zyrtari të lartë si Maznikut t’i paguhen fatura?! A ka një konflikt interesi në këtë mes?! A tregon kjo se janë bërë pazare të pista mbi kurrizin e shqiptarëve? Dhe a është etike kjo?!

“Fusha Shpk” ka marrë një sërë tenderash nga Bashkia e Tiranës dhe sipas qytetarit në fjalë, vetëm për sheshin “Skënderbej” ka fituar 22 milionë euro.

FATURA:

Image

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here